Komfort, Qetësi, Relaks

Hotel Boutique Vila Verde
Hotel Boutique Vila Verde u themelua në Shkurt të vitit 2014. Ne ndodhemi në qendër të Tiranës, vetëm 500 metra nga sheshi Skënderbej. Me krenari ju prezantojmë 12 dhomat tona UNIKE në stilin e tyre në të gjithë Tiranën. Ju mbetet vetëm ti vizitoni që të merrni sado pak një shije të tyren. Dhomat janë të pajisura me: Ballkon, Kondicioner, Minibar, Televizor Flat Screen 32″, Internet super i shpejtë, Telefon me dalje direkte si edhe Tavolinë pune.

 

Në katin Zero ndodhet Kafe Bar Vila Verde dhe në katin e fundit të hotelit ndodhet një Lounge Bar i mrekullueshëm me pamje nga Mali i Dajtit dhe pamje të kryeqytetit. Parkingu falas dhe i mbikqyrur për klientët e hotelit. Shërbimi, pastërtia, qetësia dhe komoditeti juaj janë pikësynimi ynë.
Na vizitoni!

Stafi i hotelit Vila Verde